
Kreu i SPAK Altin Dumani rezulton të jetë njeriu më me ndikim përgjatë vitit 2023, sipas sondazheve. Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Frontline” në Report Tv tha se nëse vazhdon kështu ai do të ketë sukses në politikë ndërsa solli dhe shembuj të ngjashëm.
“Po të vazhdojë kështu ai do të ketë karrierë të madhe politike. Kështu ka ndodh. Të gjithë ata që kanë pasur sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë pasur sukses. Prokurori që ka shkëlqyer në luftën kundër krimit të organizuar ka shkuar deri në president të SHBA. Ai e ka ditur por edhe unë e kam thënë se nëse ai i qëndron strikt ligjit do bëjë karrierë në Shqipëri”, tha Ngjela.
Ai komentoi dhe kërkesën e SPAK për izolimin e Berishës, duke i vënë polic te dera. Kjo kërkesë e SPAK sipas Ngjelës është e ligjshme nga ana ligjore duke iu përgjigjur zërave kundër. “Kur thuhet se nuk e pranon ligji duhet të thuash dispozitën se nuk lejohet. Të gjithë janë ruajtur me policë te dera. Tani po e dëgjojmë për herë të parë se nuk duhet. Pashë vendimin e gjykatës që thotë të ruhet me policë. Vendimi i gjykatës është më i fortë se ligji. I dëgjoj këta, këta s’kanë fare kulturë ligjore. Vendimi i gjykatës thotë këtë këtë... por problemi qëndron se nuk e kanë shkelur asgjë në funksion të ligjit asnjë të drejtë nuk është shkelur.”, tha ai.
Lini një Përgjigje