
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka shkuar sot në Gjykatën e Beratit për tu përballur me oligarkun Pëllumb Salillari. Ky i fundit ka bërë një padi për shpifje ndaj tij.
Lefter Maliqi ka deklaruar se edhe pse Salillari po mbrohet me paditje për “shpifje” ai nuk do të tërhiqet nga kallëzimet e tij në SPAK ndaj Salillarit, akuza për të cilat ai ka deklaruar edhe sot në seancë se ka 102 dëshmitarë.
Lefter Maliqi ka deklaruar për mediat se Salillari ka abuzuar me tendera korruprivë, me guroret e Dimalit duke sëmurur edhe banorët, ka prerë pyllin në Dimal për të ndërtuar resortin e tij, ka dëmtuar zonën e mbrojtur të Sinecit dhe shumë tendera korruptiv, duke ndikuar në krim zgjedhor në bashkinë Kuçovë.
Sipas Maliqit, ai ka mbajtur “peng” kryetarin e bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, duke e urdhëruar për të gjithë tenderat korruptiv dhe duke e favorizuar me asfal dhe çakull elektoral në zgjedhjet e 14 Majit. Po ashtu nuk kanë munguar as ironitë, ku Maliqi e ka krahasuar Salillarin me Zogun e Tiranës.
Lini një Përgjigje