
Gjykata e Durrësit ka nisur seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj administratorit të plazhit në Vilë Bashtovë ku u mbytën 3 pjesëtarë të familjes Halilaj në fundjavë.
Me kërkesë të mbrojtjes dhe të arrestuarit, seanca po zhvillohet pa praninë e kamerave.
Ndaj të arrestuarit Pëllumb Nika, prokuroria ka ngritur akuzat “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Shpërdorim detyre”, pasi sipas akuzës me lidhjen e kontratës për të ofruar shërbime në plazh subjekti merr një funksion publik.
Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij ishin në një nga çadrat e plazhit privat Dream Beach ku u gjetën dhe sendet personale të viktimave
Mbrojtja e të arrestuarit teksa shprehu keqardhje dhe ngushëllime për familjen e viktimave ngriti pretendime për kryerjen e veprimeve proceduriale nga policia dhe akuza nën efektin emocional të ngjarjes dhe pasojave të saj.
Kontrata e lidhur me bashkinë e Rrogozhinës për 1 777 m2 plazh nga Nika përfundon në vitin 2025.
Lini një Përgjigje