TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2023, 22:41

Si u largua Arben Ahmetaj? Spahiu tregon skemën që përdori ish-zv/kryeministri për të humbur gjurmët

Shkruar nga Pamfleti

Si u largua Arben Ahmetaj? Spahiu tregon skemën që përdori

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj mund të ketë kaluar 5 aeroporte në mënyrë tranzite në mënyrë që mos të lërë gjurmë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai komentoi dhe lajmin se Ahmetaj mund të jetë në Kanada, pasi sinjali i telefoni të tij është regjistruar atje. Por ai ngriti alibinë që Ahmetaj mund t’i ketë dhënë telefonin dikujt në Kanada por ama vetë nuk është atje.

Ahmetaj është larguar në mënyrë tranzite, mund  të ketë përdorur Athinën, Romën , Mynih. Arben Ahmetaj mund të ketë bërë 5 tranzite për të mos treguar se ku ndodhet. I vetmi version që mund të rrëzojë pistën e VOA-s është vetëm nëse telefonin e tij  ia ka dhënë dikujt tjetër në Kanada”, tha Spahiu.

spahiu skema gjurmët

Lini një Përgjigje