
Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë një tjetër foto të Arben Ahmetajt. Pak ditë më parë i nxori foton e tij në doganën e Kakavijës, ndërsa sot ka nxjerrë një foto ku ai shfaqet në një aeroport të një vendi të BE. Sipas tij ai nuk ka ikur as në Lindje dhe as në Kanada, por ndodhet brenda Evropës.
Postimi i plotë i Artan Hoxhës
Arben Ahmetaj shfaqet ne një tjetër aeroport…
Mbani frymën njerëz…
Gjuetia për njeriun me te kërkuar ne Shqipëri, po vazhdon cep me cep te planetit…
Te hënën paradite, menjëherë sapo publikova lajmin se: “Ata” lart, kërkuan arrestimin e ish-numrit 2 te qeverise shqiptare, pasi u siguruan se ai e kishte kaluar kufirin shtetëror shëndoshë e mire,….
makineria e rende e propagandës, u hodh ne veprim. Specialiste dhe eksperte u shfaqen ne mediat kombëtarë, duke këmbëngulur 100%, se lajmet për largimin e Ahmetajt ishin te pavërteta.
Madje informonin opinionin publik me “bindje te plote”, se e kishin te konfirmuar nga “dy burime” te sigurta, qe Arben Ahmetaj nuk e kishte kaluar kufirin shtetëror.
Pak me vone, ne mediat informative u shfaq një lajm i dyte, qe vazhdonte te njëjtën linje.
Informacioni për largimin e Ahmetajt, para se SPAK t’i niste kërkesën për lejimin e arrestimit te tij, parlamentit te Shqipërisë, nuk ishte i vërtetë.
Këtë gjë e kishin te konfirmuar nga avokatet e ish-zv/kryeministrit. Diku nga mbrëmja, doli varianti tjetër.
Sipas versionit te ri, “Ahmetaj nuk mund te largohej, pasi kishte vendosur te përballej fort me drejtësinë e re dhe kundërshtarët e tij”..
Ne fakt Ahmetaj, tashme e ka kuptuar qarte ke ka kundër dhe se e duan me patjetër, brenda qelisë burgut për te qene te sigurte se ai nuk do t’u hape telashe.
Sigurisht, kur publikova lajmin për largimin e Ahmetajt, nuk e kisha te konfirmuar as nga “dy burime” te shterura nga vapa e mes korrikut, as nga “çezma” te mbushura nga “uji i patronazhisteve”.
Te hënën ne mbrëmje, publikova fotot-prove, ku Arben Ahmetaj, shfaqej mesditën e te premtes se 7 korrikut 2023, duke kaluar ne piken e kalimit kufitar me Greqinë, ne Kakavije.
Ahmetaj, u fotografua ndërsa kishte zbritur nga automjeti i tij dhe po vuloste pasaporten shqiptare te policet greke te kufirit.
Njeriu me i kërkuar ne Shqipëri, po udhëtonte i vetëm drejt një vendi te BE-se, i veshur sportiv, me atlete te kuqe, pantallona te shkurtra dhe bluze verore.
Qe nga ajo dite, vendodhja e Ahmetajt u kthye ne një çështje me te madhe se vete çështja e madhe ne hetim te tij.
Nga e hëna ne mbrëmje, për 48 ore rresht, është thëne se, Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsoka telefoni, ne Venezuela, Uruguaji, disa arkipelagë ekzotike ne Amerikën Latine, Dubai, Maroku, Ishujt Maldive, Bali, e deri ne Japoni.
Ne fakt, njeriu me i kërkuar ne Shqipëri, qe ka trazuar te gjithë elitën politike dhe opinion publik ne vend, rezulton te jete shume me afër.
Nuk e ka kaluar oqeanin, as atë Atlantik për ne hemisferën perëndimore, as oqeanin Indian, për ne Lindjen e Largët…
Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…
Me poshtë, ne foto,
ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shijuar kafen, ndërsa është transit ne njërin nga aeroportet e BE-se.
Meqenëse është aeroport shume i rrahur nga shqiptaret, besoj ndonjë nga specialistet apo ekspertet e fushës, te angazhuar fuqimisht këto dite, mund te me ndihmoje për cilin aeroport behet fjale, deri sa unë ta “konfirmoje nga dy burime” serioze…
E sigurt se fotot nuk janë realizuar nga satelitet Albania 1 dhe Albania 2, te qeverise Shqiptare…
Lini një Përgjigje