
Gazetari Eni Ferhati, i cili ishte i pranishëm këtë të enjte në KLP për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ka treguar një moment interesant gjatë numërimit të votave, kur Klodian Braho doli fitues.
Sipas tij, Braho ishte i preferuar i amerikanëve dhe kur po bëhej numërimi, një ambasador i binte me bërryl një kolegu në momentin që Braho kaloi në avantazh.
“Ajo që më ra në sy ishte momenti kulminant i votimit. Isha aty kur u votua dhe, për rastësi, votat e para u ndanë mes dy kandidatëve dhe ishin: Braho – Xholi, 3 me 3 dhe dukej sikur po shkonim drejt një balotazhi, por menjëherë pas numërimit të votës së gjashtë, votat e tjera ishin për zotin Braho: 4 me 3, 5 me 3, 6 me 3 – gjithmonë për Brahon. Në këtë moment, kur u votua, është aritmetikë e thjeshtë: një nga ambasadorët aty, gati sa nuk nxori bërrylin, duke i dhënë shenjë një ambasadori tjetër se punë e kryer, misioni u krye. Nuk e kam lexuar, isha dëshmitar okular aty dhe e pashë vetë këtë episod jashtë syrit të kamerave”, tha gazetari në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje