Nikoll Lesi ka komentuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër dhe ka parlajmëruar se një tjetër “peshk” pothuajse i madh nga radhet e mazhorancës do të goditet nga SPAK.
Sipas tij vetëm dosjet e SPAK mund ta ndryshojnë prapë qeverinë pas Blendi Gonxhes, që u emërua ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
“Edi Rama nuk e ka fare siklet apo problem kur do të heqë dikë nga kabineti qeveritar. Ndaj nuk ka asnjë lidhje me ministren e deritanishme të kulturës. Kryeministrit i duhej një konceptim tjetër i kulturës si ministri, sikurse dhe e ekonomisë. Dhe njeri më adapt dhe me të zotin në mazhorancë se sa Blendi Gonxhja nuk ka sot për sot në Rilindje.
Nësë kjo lëvizje është sipari i një sërë largimesh të tjera në qeveri kjo duhet parë nga SPAK.
Vetem dosjet e SPAK mund ta ndryshojnë prapë qeverinë pas Blendi Gonxhes!
Burime të besueshme thonë se një tjetër “peshk”, pothuaj i madh, do ta marrë SPAK nga radhet e mazhorancës.
Nësë ndodh kjo do te kemi rikompozim drastik të qeverisë”, shkruan Lesi në gazetën e vet.
Lini një Përgjigje