TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2024, 09:48

Cili do jetë ‘kurbani’ i radhës i Ramës; Ilir Beqja dhe Ogerta Manastirliu po ‘hahen si qentë’ për aferën e sterilizimit

Shkruar nga Pamfleti
Cili do jetë ‘kurbani’ i radhës i Ramës; Ilir Beqja
Ilir Beqja dhe Ogerta Manastirliu po ‘hahen si qentë’ /

 Ka zëra, se në kacafytjen mes Ilir Beqjes e Ogerta Manastirliut, ka dorë Babloku; i cili bashkë me mediat e pushtetit dhe prokurorët e SPAK, po lufton për të shpëtuar Beqjen nga prangat, dhe për të bërë “kurban” Manastirliun...

Pas arrestimeve për pajisjet kirurgjikale, Ogerta Manastirliu e tmerruar nga frika e prangave, shpejtoi të lante veten, duke u dhënë mediave të paguara, një shkresë të vitit 2014 kur ishte Drejtoreshë e QSUT, me të cilën i kërkonte Ilir Beqjes, të viheshin në punë pajisjet e sterilizimit.

Por ish-ministri e shpërfilli kërkesën e vartëses  Manastirliu, sepse bashkë me Bablokun kishin bërë pazarin dhe kishin nisur procedurat zyrtare, për ta dhënë shërbimin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me koncesion 100 milionë Euro.

Kërkesën e Manastirliut drejtuar ish ministrit, dy prokurorët e SPAK, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi nuk e kishin futur si provë në dosjen e sterilizimit, ngaqë me këtë penalizohej Ilir Beqja.

Edhe pasi kjo shkresë u publikua në media, prokurorët sërish nuk e futen në dosje, mbasi siç u tha brenda PS-së, Ilir Beqja kishte paguar 1 milionë Euro që të mos prekej, por gjyqtari Erjon Bani e konsideroi një ndër provat kryesore dhe kërkoi të hetohej.

Tashmë që është marrë i pandehur, Ilir Beqja po përdorë mediat, për të ngarkuar Ogerta Manastirliun, me përgjegjësinë për shkakun e nisjes së koncesionit të sterilizimit, ngaqë ajo si ish-Drejtore e QSUT, nuk i futi pajisjet në punë para nisjes së procedurave të koncesionit.

Në fakt, pajisjet e sterilizimit ishin blerë e montuar qysh në vitin 2011, por nuk u vunë në punë as nga drejtorët e QSUT dhe ministrat e Petrit Vasili e Vangjel Tavo të pushtetit PD-LSI, por as nga drejtoresha Manastirliu e ministri Beqja deri në dhjetor 2015 kur filloi koncesioni.

Cili do jetë ‘kurbani’ i radhës i Ramës; Ilir Beqja

Ngushtimi i lakut të SPAK ndaj Ilir Beqjes, ka shtuar dhe egërsuar sulmet e tij ndaj Ogerta Manastirliut, por dhe kundër-sulmet e heshtura të kësaj të fundit, aq sa të dy po “hahen si qentë”.

Klani qeveritar, mediat dhe segmenti klientelist brenda SPAK që po mbrojnë e duan të shpëtojnë Ilir Beqjen, kanë filluar të përdorin si provë përgjegjësie zyrtare e penale ndaj Ogerta Manastirliut, faktin që më 15 janar 2020, kur ajo ishte Ministre e Shëndetësisë, ndryshoi kontratën e koncesionit duke rritur me 40 milionë Euro koston e sterilizimit.

Shpërfillja e shkresës së Manastirliut, po trajtohet si “neglizhencë dhe pakujdesi administrative” e Ilir Beqjes pa asnjë pasojë financiare e pa korrupsion; ndërsa si shkelje ligji, akt korrupsioni e krim financiar, po trajtohet ndryshimi financiar i kontratës nga Ogerta Manastirliu.

Por realisht, në llumin e aferës së pajisjeve kirurgjikale, janë zhytur të dy kokë e këmbë; mbasi sipas dokumenteve e dosjes penale, rezulton se koncesionin 100 milionë Euro e sajoi, urdhëroi dhe e realizoi Ilir Beqja me bekimin e Bablokut, madje u dhuroi privatëve pajisjet e sterilizimit 1.7 milionë Euro, energjinë elektrike, ujin dhe sallën shtetërore në QSUT.

Ndërsa Ogerta Manastirliu, kur ishte drejtore e QSUT u angazhua që energjinë dhe ujin e harxhuar nga privati, ta paguante shteti; ndërsa kur u bë ministre, ndryshoi vlerën financiare të koncesionit, duke u shtuar privatëve edhe 40 milionë Euro, mbi 100 milionët që u kishte dhënë Ilir Beqja, me kosto 80 herë më të lartë se kostoja reale.

Ka zëra, se në kacafytjen mes Ilir Beqjes e Ogerta Manastirliut, ka dorë Babloku; i cili bashkë me mediat e pushtetit dhe prokurorët e SPAK, po lufton për të shpëtuar Beqjen nga prangat, dhe për të bërë “kurban” Manastirliun, duke krijuar përshtypjen se “dardhat” në koncesionin e sterilizimit i ka ngrënë ajo./Pamfleti

afera e sterilizimit ilir beqja ogerta manastirliu hahen si qentë kurbani i radhës

Lini një Përgjigje