TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2024, 07:11

Ulje temperaturash dhe ngrica, mësoni si do të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti

Ulje temperaturash dhe ngrica, mësoni si do të jetë moti sot

Këtë të mërkurë në vendin tonë, do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërkohë që do të vazhdojë rënia e temperaturave.

Do të ketë prezencë ngricash të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet era arrin shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -4 deri 4°C, në zonat e ulëta 0 deri 11°C dhe në zonat bregdetare 2 deri 12°C.

ulje temperaturash moti

Lini një Përgjigje