TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 22:04

Ngërçi politik në vend, Baton Haxhiu: Opozita i ka bërë dhuratë Ramës mandatin e katërt

Shkruar nga Pamfleti

Ngërçi politik në vend, Baton Haxhiu: Opozita i ka

Analisti Baton Haxhiu duke komentuar situatën në të cilën ndodhet sot politika shqiptare, tha se ndihet mungesa e një opozite në vend.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, duke folur për kryeministrin Rama, Haxhiu komentoi autoritetin e këtij të fundit, i cili sipas tij e mbyt atë që quhet dëshirë për pluralizëm brenda sistemit qeverisës.

Ajo që unë i ndaj në faktor pozitarë dhe opozitarë, domethënë që politika dominante e pozitës ka të bëjë me mungesën e ndarjes së pushtetit. Rama e ka një autoritet të pakonstestueshëm dhe nuk ka person të dytë, të tretë. Të kesh diskurs, të jesh i fuqishëm në vendimmarrje dhe të mos reagojë askush, domethënë autoriteti i njeriut të parë të PS e mbyt atë që quhet dëshirë për një pluralizëm brenda sistemit qeverisës. Rama me diskurs intelektualisht dhe mënyrën se si qeveris, nuk honeps fare asnjë prej njerëzve. Ai është njeriu që përcakton kursin e tij qeverisës. Kjo është arsyeja e parë”, tha ai. 

Më tej, ndërsa foli për opozitën, Haxhiu u shpreh se ka qenë pikërisht sjellja e saj që i ka bërë dhuratë Ramës edhe mandatin e katërt.

Ku është problemi i opozitës? Ka rezistencë të dobët dhe është për faktin se në mënyrë jo politike, ka dalë jashtë sistemit kur u bënë zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme. Ata njerëz nuk kanë kuptuar asgjë nga politika. Domethënë i kanë bërë dhuratë Ramës jo këtë mandatin  e tretë, por dhe të katërtin për arsye se t’i bindësh njerezit, që të ndërtosh rrjetin dhe besueshmërinë, do kohë. Ndërkohë, në këto 10- vite, kemi 900 mijë njerëz minus në jetën tonë sociale. Tek ky element mirëqenia është më e madhe te këta njerëz që përfitojnë nga kjo qeverisje e Ramës dhe nuk janë pak. 400 mijë socialistë që janë brenda strukturës janë ata që janë luajalë ndaj sistemit. Fakti që përfitojnë nga kjo, dhe fakti që fëmijët e tyre përfitojnë, një pjesë e njerëzve që duhet të ekzistonin nuk ekzistojnë, s’janë, janë diku tjetër në Perëndim, kanë ikur. Ata që kanë mbetur nuk bëjnë politikë, ajo që quhet sot konferencë për shtyp, nuk është model i komunikimit”, tha Haxhiu.

haxhiu

Lini një Përgjigje