Rrëfimi i Luan Hoxhës te amerikanët: Fatmir Mediu përgjegjësi kryesor, Shkëlzen Berisha personi që jepte urdhrat
Gjykata e Posaçme ka pranuar sot listën e plotë të dëshmitarëve të SPAK për tragjedinë e Gërdecit. Bëhet fjalë për 71 emra, por personi kyç në fakt nuk është Shkëlzen Berisha, por Luan Hoxha, gjenerali i cili di gjithçka për atë ngjarje.
Ai është në krye të listës së dëshmitarëve dhe nëse SPAK dhe gjykata arrijnë ta bindin të flasë, ai do të fundosë Mediun, Berishën, djalin e tij dhe gjithë kupolën e qeverisë së asaj kohe. Luan Hoxha u tentua të bëhej kurban kur ndodhi tragjedia, pasi u mor i pandehur. Mirëpo ai u largua në SHBA dhe kërkoi azil gjë që u pranua. Para se të largohej, Luan Hoxha takoi ambasadorin amerikan të asaj kohe John Withers, ku rrëfeu implikimin e Shkëlzen Berishës në tragjedi. Ai i ka thënë ambasadorit se djali i kryeministrit i kishte bërë presion të procedonte pa vonesa me municionet. I pyetur nëse kishte informuar prokurorinë, Hoxha ishte përgjigjur se kishte depozituar çdo provë, përjashtuar informacionet për Shkëlzen Berishën.
Ndërkohë mësohet se pasi iku në SHBA, ai u kthye në të penduar. Mësohet se atje ai ka rrëfyer të gjitha bëmat e familjes Berisha sa i takon Gërdecit dhe zërat flasin se dëshmia e tij është një prej elementeve kyç që bindin amerikanët të shpallin Berishën dhe Familjen e tij “Non grata”.
Sot falë teknologjisë, mund të mundësohet që ai të flasë virtualisht. Dëshmia e tij ka rëndësi dhe për dosjen e dytë të Gërdecit, atë ku po hetohet Shkëlzen Berisha. SPAK po heton për trafik fishekësh dhe pastrim parash dhe dëshmia e tij është thelbësore. Por po ashtu ai fundos dhe Fatmir Mediun. Në kabllogramin më poshtë mund të shihni se gjenerali shprehet se personi që u mor me demontimin është vetë Mediu.
Kabllogrami i plotë i ambasadës amerikane
Klasifikuar nga: Ambasador John l. Withers
1. (C) Këmbëngulja dhe entuziazmi i ngjarjeve të fundit politike, nga kalimi i ndryshimeve të diskutueshme kushtetuese në mesin e prillit deri në votimin e 16 qershorit të pesë kandidatëve për në Gjykatën e Lartë, ka pak kuptim në sipërfaqe. Thashethemet rrotullohen rreth kryeqytetit se çfarë mund të jetë kjo, por zyrtarët e rangut më të lartë, duke përfshirë kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli dhe presidentin Topi i shmangen spekulimeve të tilla, duke u përqendruar në luftën politike në fjalë. Në këtë klimë gjithnjë e më të ndezur politike, ish-shefi i Mbrojtjes, Luan Hoxha, kërkoi ambasadorin për të diskutuar shkarkimin e tij të fundit, bashkëpunimin e tij me Prokurorin e Përgjithshëm dhe pikëpamjen e tij për faktet për Gërdecin.
2. Në një takim të 17 qershorit që kishte kërkuar me ambasadorin, shefi i Shtabit i shkarkuar së fundmi Luan Hoxha shpalosi anën e tij të historisë në lidhje me shpërthimin e Gërdecit të 15 marsit.
Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi në Ambasadë se që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka marrë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi.
Hoxha pranoi se stafit të tij i ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-ës, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.
Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një "djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, “pa asnjë vonesë”.
I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës. Mbi këtë ai tha se nuk ndihej i sigurt që të fliste.
Ambasadori i tha se nëse hetimet e prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë ai duhej të fliste hapur, por nuk konfirmoi që do ta bënte këtë. (Shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion).
Koment: Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin. I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Disa jashtë mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i ushtrisë, marrëdhëniet me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të tendosura; ai duket se në mënyrë frekuente ishte jashtë loje duke patur mungesë autoriteti për të përmbushur detyrat në zyrën e tij.
Sipas të dhënave, Prokurorja e Përgjithshme duket se e ka fokusuar investigimin e saj larg ushtrisë dhe Mediut. Nëse versioni i Hoxhës përmban elementë të vërtetë mund të ndihmojë në dhënien përgjigje të elementëve relevantë dhe pyetjes më të madhe: Përse PD ka avancuar me sulmet konstante ndaj institucioneve të pavarura pikërisht në këtë kohë, duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke e drejtuar atë drejt pikëpyetjeve për kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ndodhet përpara ratifikimit të marrëveshjes më NATO-n…” /Pamfleti
Lini një Përgjigje