
Gjykata e Posaçme ka pranuar Shkëlzen Berishën si dëshmitar për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë.
Në një prononcim për mediat, Zamira Durda, e cila ka humbur të birin në shpërthimin e Gërdecit, theksoi se Shkëlzen Berisha nuk ka pasur funksione publike.
“Ne komentuam edhe njëherë në seancë që thirrja e të plagosurve dhe të gjithë familjarëve të tjerë nuk dinë asgjë tjetër veçse janë viktimë e kësaj gjëje.”, tha ajo teksa u pyet për djalin e ish kryeministrit.
“Shkëlzen Berisha nuk më thotë asnjë gjë për sa kohë nuk ka pasur funksion publik.“, u shpreh ajo.
Zamira Dudra humbi djalin e saj 7 vjeç nga tragjedia e Gërdecit.
Lini një Përgjigje