TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2023, 14:27

Vrasjet e grupit të Laert Haxhiut në Greqi, Klodiana Lala: Do zbulohen emra surprizë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasjet e grupit të Laert Haxhiut në Greqi, Klodiana Lala: Do zbulohen

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me operacionin “Never Forget”, ku i penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka dhënë detaje të rëndësishme në zbulimin e shumë vrasjeve dhe ngjarjeve kriminale.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Lala tha se Tafani ka zbuluar disa detaje se si janë përplasur grupi i Laert Haxhiut me grupe të fuqishme kriminale në Rotredam, gjë që mund të çojë në zbulimin e emrave surprizë.

“Se si do të rezultojnë dhe se sa do rezultojnë të vërteta deklarimet e Artan Tafanit, kjo mbetet për t’u hetuar. Por përtej vrasjeve, ai ka folur edhe për rrjete të fuqishme të trafikut të drogës të cilët janë nga Amerika Latine në drejtim të Holandës, Belgjikës dhe më pas në Shqipëri.

Ai ka thënë se dy nga ngjarjet e ndodhura në Greqi siç është vrasja e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, kanë ndodhur për shkak se Laert Haxhiu dhe grupet kriminale ishin në përplasje me to, për prishje të pazareve të drogës në Rotredam dhe në Belgjikë, këto detaje mund të sjellin të nesërmen emra surprizë që mund të arrestohen.

Këtë që them e them me përgjegjësi të plotë, dëshmia e plotë e tij do dalë nesër e asgjë nuk mbetet pa u zbuluar në këtë vend. Autoritetet duhet të jenë të kujdesshëm”, tha Klodiana Lala.

artan tafani vrasje klodiana lala deshmi

Lini një Përgjigje