
Pas një jave me reshje intensive shiu dhe dëme të konsiderueshme materiale, moti do të na sjellë sërish reshje.
Sipas meteorologes Anira Gjoni, gjatë kësaj jave pritet rikthim i reshjeve të dendura, të cilat do të jenë më të ndjeshme në Shkodër dhe Kukës.
“Gjatë kësaj jave pritet rikthim i reshjeve të dendura, të cilat do të jenë më të ndjeshme në Shkodër dhe Kukës të cilat do të nisin mbrëmjen e sotme dhe nesër do të shtohen më shumë.
Temperaturat do të rriten me rreth 2°C:
Bregdeti: temperatura minimale do të jetë rreth 14°C, ndërsa maksimalja deri në 17°C
Zonat e ulëta: minimalet pritet të zbresin në 9°C, maksimalet deri në 16°C
Zonat malore: minimalet rreth 5°C, maksimalet deri në 9°C
Rreshje do të ketë në të gjitha qarqet e vendit, por me intensitete të ndryshme. Në Shkodër & Kukës do te kete reshje më intensive, Vlorë & Gjirokastër me reshje mesatare dhe në Dibër, Lezhë & Korçë do te regjistrohen reshje më të dobëta.
Rikthimi i reshjeve sot dhe nesër mund të sjellë disa problematika me prurjet e ujërave.
Intensiteti më i lartë i reshjeve do të shfaqet gjatë natës dhe ditës së nesërme, me mundësi për situata problematike në veri të vendit”, tha ajo në “MCN”.
Lini një Përgjigje