TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2025, 22:07

Operacioni në Orosh, Kreshnik Spahiu: Shqipëria s’ka celula terroriste të huaja, ndryshe nga BE!

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni në Orosh, Kreshnik Spahiu: Shqipëria s’ka celula

Shqipëria s’ka celula terroriste të huaja, ndryshe nga vendet e BE. Kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar aksionin e policisë që arrestoi në një kullë dykatëshe në Fushë Arrëz dy personat që qëndronin të ngujuar prej dy muajsh aty, Erzen allias Hamza Uka dhe Julian Cumraku të cilët dyshohet se po përgatisnin sulm terrorist.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix në Report Tv, Spahiu tha se personat janë neutralizuar në fazë përgatitore, ndërsa theksoi se nëse do të këtë një akt terroristë pasojat do të jenë të rënda.

“Shqipëria s’ka celula terroriste. Duhet që të kemi parasysh që BE ka shumë celula terroriste, sepse prezenca e emigracionit është e lartë. Nuk kemi të bëjmë me inddividë që jana të ardhur por me shtetas shqiptar dhe kjo na bënë që vet shteti të shqetësohet. Njëri prej tyre ka qenë pjesë e trupave komando në Irak. Është e rëndësishme që celula të tilla të neutralizohen. Nëse do të këtë një ditë një akt terroristë pasojat do të jenë të rënda.

Jemi me fat që është neutralizuar në fazë përgatitore. Unë shpresoj që të kemi të bëjmë me dy njerëz të çmendur që kanë krijuar botën e vet pa një lidhje me celulat terroriste në Siri, pra janë dy njerëz që kanë krijuar atë haremin e vet. Është një nga aksionet për të cilin duhet që të përshendetet policia”, tha ai.

Lini një Përgjigje