
Ekspert i sigurisë, Ervin Karamuço ka dhënë detaje lidhur me operacionin antiterror të zhvilluar një ditë më parë në Orosh. Sipas Karamuços, baza e gjetur do të përdorej për trajnim të personave të tjerë.
Ai theksoi se në Shqipëri ka disa persona të radikalizuar, mes tyre edhe ish-pjesëtarë të Forcave të Armatosura.
“Policia e antiterrorit, e cila ka kryer një operacion të suksesshëm duhet thënë, pa viktima është pika fundore e një procesi që zhvillohet me monitorimin e këtij kontingjenti. Fillimisht futen shërbimet inteligjente dhe SHBA-të kanë vëzhgim të shtuar në Ballkan. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë.
Ka raste të personave të riatdhesuar pas ardhjes nga ISIS. Këtu kemi një rast tjetër, sepse ka disa të radikalizuar, mes tyre edhe ish-pjesëtarë të Forcave të Armatosura, sigurisht në kushte patologjike mendore, ku mendojnë për xhihad. Është siguruar informacioni se ata ishin të armatosur brenda shtëpisë. Policia i ka lokalizuar nëpërmjet disa aparaturave. Nuk ishte një shtëpi e zakonshme; njëri prej tyre, në mendjen e vet, ka dashur të modelojë një kamp trajnimi. Donin të shtonin radhët dhe të nisnin misionet”, tha Karamuço në emisionin “NOW” në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje