TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 23:03

“Nëse hapen mesazhet e SKY, në Shqipëri plas lufta”, Abilekaj tregon çfarë ka në dorë SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse hapen mesazhet e SKY, në Shqipëri plas lufta”,

Analisti Enton Abilekaj duke folur për përgjimet e SKY, tha se nëse hapen mesazhet e aplikacionit, në Shqipëri mund  të niste vetëgjyqësia.

Në një intervistë për emisionin “Now”, ai tha se SPAK deri më tani kanë bërë një punë të mirë, pasi ëhstë shumë e vështirë që pqrgjimet e SPAK të kthehen në prova e procese penale për goditjen e grupeve kriminale.

Ka shqiptarë që janë marrë në pyetje në Bruksel për SKY , për veprimtarinë e bandave atje. Ata nuk e marrin si provë menjëherë. SPAK sigurisht që e ka shumë të vështirë që përgjimet t’i shndërrojë në një proces. Se duhet të ketë prova.

E dyta këto janë si dosjet e sigurimit të shtetit. Ato po u hapën, plas lufta. Se mund të merren ato të hidhen në treg, po këtu plas luftë. Vetëm me dosjen e Dumanit, nisi vetëgjyqësia. Unë mendoj se puna e bërë nga SPAK deri më tani është një punë e mirë, ata po futen thellë në krimin e organizuar”, tha Abilekaj duke e konsideruar shumë të rëndësishëm operacionin e Metamorfozës.

abilekaj sky

Lini një Përgjigje