TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 22:52

“Ndryshimi i masës për dhëndrin e Berishës, i drejtë”, Spahiu: Malltezi s’është më i rrezikshëm se vjehrri i tij

Shkruar nga Pamfleti

“Ndryshimi i masës për dhëndrin e Berishës, i

Juristi Kreshnik Spahiu tha se ndryshimi i masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin ishte një vendim i drejtë pasi ai nuk përbën një rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në një intervistë për emisionin “Now”, në “Euronews Albania”, Spahiu tha se që në fillim të këtij hetimi masat e sigurisë të Jamarbër Malltezit dhe Sali  Berishës duhet të ishin ndryshuar me njëra tjetrën, pasi ishte Berisha ai që ka pasur postet më të larta shtetërorë e për rrjedhojë edhe ndikimin dhe rrezikshmërinë më të madhe shoqërore.

“Për sa i përket rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale,  kemi të bëjmë me një vepër me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por të kryer 10 vite më parë. Jamarbër Malltezi nuk është më dhëndri i kryeministrit i cili mund të vazhdojë të kryejë vepra të tjera nëse është i lirë. E dyta nuk ka atribute dhe pushtet që të pengojë hetimin.

Sa i përket rrezikshmërisë së personi, Malltezi nuk është një person me rrezikshmëri shoqërore dhe n uk përbën rrezik si subjekt. Në këtë kontekst, masa e sigurimit të arrestit shtëpiak, është më se e justifikueshme. Kemi masë arresti shtëpiak dhe jo detyrim paraqitje.

Gjithashtu do të thoja se tani gjykatën e kemi përballë dy standardeve, disa subjekte për të njëjtën vepër i lënë në arrest shtëpie apo detyrim paraqitje, ndërsa të tjerë i lë në arrest me burg. Në mendimin tim, masa e arrestit me burg është masë ekstreme, për persona të cilët nuk kanë rrezikshmëri që çojnë te marrja e jetës së një personi. Gjithashtu unë kam deklaruar në emisionin tuaj se masat e sigurisë duhet të ishin ndërruar Berisha, ai përbën rrezikshmëri shoqërore të veprës”, tha Kreshnik Spahiu.

spahiu malltezi

Lini një Përgjigje