TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2023, 14:20

Dorëzohet Rama/ Pas akuzave të SPAK “lëshon” Ilir Beqajn, e largon nga fondet e BE

Shkruar nga Pamfleti

Dorëzohet Rama/ Pas akuzave të SPAK “lëshon” Ilir

Sot duket se Rama i ka vënë duart, duke i dhënë sinjal Beqajt se tani do të duhet të përballet vetë me SPAK, edhe pse këta të fundit u treguan sërish të pafuqishëm dhe dhanë një masë sigurie shumë të butë ndaj ish-ministrit.

Pas ngritjes së akuzave zyrtare të SPAK ndaj Ilir Beqajt, Edi Rama ka vendosur ta “lëshojë” ish-ministrin. Prej më shumë se 3 vitesh që heton SPAK, Rama ka bërë të gjitha manovrat që Beqaj të mos merrej i pandehur. Madje dhe pak ditë më parë vendosi që ai të jetë negociator në bisedimet me BE, teksa më herët i dorëzoi menaxhimin e fondeve të BE.

Por sot duket se Rama i ka vënë duart, duke i dhënë sinjal Beqajt se tani do të duhet të përballet vetë me SPAK, edhe pse këta të fundit u treguan sërish të pafuqishëm dhe dhanë një masë sigurie shumë të butë ndaj ish-ministrit.

Mësohet se me kërkesë të Ramës, Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAK).

Kujtojmë Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me koncensionin e sterilizimit.

Beqajt nuk i lejohet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, pasi SPAK i ka bllokuar pasaportën.

Ndaj Beqajt rëndon akuza e shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim” Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor  në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë informoi sot SPAK.

Gjithashtu sjellim në vëmendje se më 17 korrik të këtij viti, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u mor në pyetje nga 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit për rreth 8 orë rresht lidhur me koncesionin e sterilizimit.

beqaj

Lini një Përgjigje