TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2024, 11:34

Nën akuzë për abuzim me tenderët, ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Nën akuzë për abuzim me tenderët, ish-kryebashkiakja e
Rajmonda Balilaj

Ish kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj u paraqit sot në SPAK

Ajo u pezullua nga detyra si prefekte e qarkut të Fierit. Balilaj akuzohet per abuzim me tendera dhe favorizim të një kompanie në dy raste.

Balilaj akuzohet për abuzim me tendera dhe favorizim të një kompanie në dy raste, kur drejtonte bashkinë e Patosit. Ajo paracaktoi kompaninë ‘Genti 001’ fituese para se të zhvillohej tenderi.

Bëhet fjalë për një kompani, e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj, kompani e cila sipas SPAK është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.

Abuzimi për të cilin SPAK po  është tenderi me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthim i rrugës në gjendjen e mëparshme”.

Seanca e datës 13 mars, për verifikimin e masës së sigurisë për pezullimin nga detyra, nuk është zhvilluar në GJKKO pasi Balilaj është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lini një Përgjigje