Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave që ka caktuar Gjykata e Fierit pas shpërthimit me dy viktima në kapanonin e deputetit socialist Bujar Çela.
Gjykata e Fierit shpalli moskompetencën për dosjen hetimore mbi shpërthimin e ndodhur në magazinën e deputetit të PS në Lushnjë ku humbën jetën baba e bir.
Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra të 5 punonjësve të IMT dhe Bashkisë së Lushnjës, ndërsa i vetmi që u arrestua është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.
Të paktën deri në këtë fazë nuk ka akuzë zyrtare ndaj deputetit nga ana e SPAK, apo ndonjë kërkesë të bërë të njohur drejtuar Kuvendit.
Prokuroria e Fierit pretendoi se ka elementë të veprës panele edhe nga deputeti socialist dhe për këtë arsye shpallën moskompetencën.
Deri tani në arrest me burg ndodhen:
1-Leonard Gjini, ndërtues
Të pezulluar nga detyra
1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë
Një shpërthim i fuqishëm në një kompleks magazinash, zonë industriale në Lushnje më 2 Mars 2024, i mori jetën babë e bir e plagosi 7 persona mes tyre edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela, i cili ndodhej në biznesin e tij.
Shpërthim ndodhi rreth orës 15:30 (1 mars 2024) në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident.
Si pasojë e shpërthimit viktimë kanë mbetur babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha 51 e 24 vjeç ndërsa 7 të tjerë u plagosën, përfshirë edhe deputetin Bujar Çela i cili i është nënshtruar një operacioni.
Lini një Përgjigje