TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2024, 07:15

Çoçoli tregon vizitën e Kushner në Shqipëri në 2021: Erdhi me dy skafe dhe një helikopter

Shkruar nga Pamfleti

Çoçoli tregon vizitën e Kushner në Shqipëri në

Eksperti i Ekonomisë, Fatos Çoçoli ka folur në lidhje me projektin e paraqitur nga dhëndri i ish-Presidentit Trump lidhur me investimin e rreth 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit. Duke treguar itinerarin e vizitës së Kushner në Shqipëri në vitin 2021, ai tha se që asokohe dihej se dhëndri i Donald Trump është njeri i rëndësishëm.

Mes të tjerash, me detaje ai tregoi itinerarin e Kushner në Shqipëri dhe takimin me kreun e qeverisë Edi Rama.

“Unë di që në verën e 2021 që dhëndri i Trump është një njeri i rëndësishëm. Ka qenë në administratën amerikane dhe ka pasur një pozicion të lartë dhe ka qenë këshilltar i lartë me një detyrë shumë të lartë. Ai bëri një udhëtim në verën e 2021 në Shqipëri me dy skafe, me një motoskaf dhe një me helikopter. Mrekullohet nga bregdeti ynë dhe nga ishulli i Sazanit. Kthehet në SHBA dhe më pas krijoi një kompani dhe e regjistroi në një vlerë fillestare 1.2 miliard dollarë. Me ndihmën e Arabisë Saudite e çoi në 3,1 miliardë dollarë fondet në dispozicion të aktivitetit të tij. Kompania ka qenë me qëllim që të ndihmojë shtetet arabe dhe Izraelin që të bëjë biznes së bashku dhe në fakt ka ndihmuar 17 start up izraelite. Një vit më vonë vjen në Shqipëri dhe takon dhe kryeministrin”, tha Çoçoli për Euronews Albania.

fatos cocoli jared kushner sazani

Lini një Përgjigje