TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2024, 07:05

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Artur Meçollari zbulon prapaskenat: Rama e ka pyetur dy herë kreun e NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Artur Meçollari
Artur Meçollari

Artur Meçollari, ish Zëvendës Komandant i Forcave Detare ka folur në lidhje me projektin e paraqitur nga dhëndri i ish-Presidentit Trump lidhur me investimin e rreth 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

Ai theksoi se në lidhje me këtë çështje nuk e dimë pozicionimin e Amerikës.

Mes të tjerash solli në vëmendje pyetjen që kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë Stoltenberg-ut por që ky i fundit nuk është përgjigur.

“Ka një deklaratë të kreut të NATO-së në 2021.  Ai ka thënë që porti historik i Durrësit, ka qasje strategjike për aleancën. Ne nuk e dimë se cili është pozicionimi amerikan. Dy herë e ka pyetur Rama, Stolternbergun në konferencë për shtyp dhe dy herë nuk është përgjigjur”-tha ai në emisionin “Review”.

Jaerd Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, i cili ishte një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën Trump dhe punonte në politikat e jashtme për Lindjen e Mesme, postoi fotografi të “imazheve të dizajnit të hershëm” për projektet e tij të reja të zhvillimit në Shqipëri dhe Serbi. Projektet e propozuara përfshijnë ndërtesa luksoze në brigjet e Shqipërisë dhe në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

“Ne jemi shumë të emocionuar”, tha Kushner për New York Times të premten. “Ne nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër realizimit”.

Marrëveshjet do të bëheshin përmes firmës së investimeve të Kushner, Affinity Partners, të cilën ai e ngriti pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Firma mori 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF). Megjithatë, kompania e tij i tha gazetës se ende nuk ka përcaktuar nëse fondet saudite për projektin do të përdoren.

artur meçollari sazani nato

Lini një Përgjigje