TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2024, 19:28

Shoferët nuk dinë t’u përgjigjen pyetjeve, më pak se 13% e atyre që ritestohen arrijnë të marrin patentën

Shkruar nga Pamfleti

Shoferët nuk dinë t’u përgjigjen pyetjeve, më pak se

Në dy vitet e fundit më shumë se 1 mijë drejtuesve të automjeteve iu është hequr patenta, për shkak të shkeljeve të kryera në qarkullim ose për përfshirje në aksidente rrugore.

Ashtu siç e kërkon ligjim, pasi këta shoferë kanë humbur të 20 pikët e patentës, ata janë detyruar që të futen në ritestim. Por të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se më pas se 13 për qind e atyre që ri-testohen arrijnë të marrin patentën.

Nga 1 mijë e 24 drejtues mjetesh të futur në provim për të rimarrë patentën në harkun qershor 2022-mars 2024, vetëm rreth 133 shoferë kanë arritur të rimarrin lejen e drejtimit. Kjo ngelje masive tregon dhe problematikën e vërtetë të numrit të lartë të aksidenteve në vend.

Kujtojmë se sipas sistemit aktual, çdo drejtues mjeti, në momentin që fiton të drejtën për t’u pajisur me patentë, përfiton njëkohësisht një total prej 20 pikësh.

Për çdo gabim që ai bën, pikët ulen deri në zero. Pas kësaj drejtuesi duhet të regjistrohet sërish në auto shkollë për t’iu nën-shtuar më pas testimeve.

Lini një Përgjigje