Auron Tare, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë që ka shërbyer si këshilltar i Ramës, ishte ai që shëtiti zonjën Trump dhe zotin Kushner në ishullin e Sazanit në vitin 2021 si pjesë e një vizite në Shqipëri që përfshinte një lundrim me një jaht dhe një Udhëtim me helikopter nëpër bregdet.
Jared Kushner, dhëndri i Donald J. Trump, konfirmoi të premten se ai po mbyllte marrëveshje të mëdha lidhur me disa investime në pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe Serbi.
Planet e Kushner në Ballkan duket se kanë ardhur pjesërisht përmes marrëdhënieve të ndërtuara gjatë kohës që Trump ishte në detyrë. Kushner, i cili ishte një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, tha se kishte punuar për marrëveshjet me Richard Grenell, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare nën presidencën e Trump dhe gjithashtu si ambasador në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm në Ballkan.
Një nga projektet e propozuara do të ishte zhvillimi i një ishulli në brigjet e Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz. Të dy këto dy projektet e para përfshijnë tokë të kontrolluar tani nga qeveritë, që do të thotë se një marrëveshje do të duhej të finalizohej me qeveritë e huaja.
Një projekt i tretë, gjithashtu në Shqipëri, do të ndërtohej në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë që është pjesë e komunitetit turistik të Vlorës, ku do të ndërtoheshin disa hotele dhe qindra vila.
Ku i gjeti 2 miliardë dollarë dhëndri i Trump?
Kushner krijoi kompaninë e tij të investimeve pasi la punën e tij në Shtëpinë e Bardhë si këshilltar i lartë i Trump. Ai kapitalizoi marrëdhëniet që kishte ndërtuar në negociatat e qeverisë në Lindjen e Mesme, të cilat përfshinin një marrëdhënie të ngushtë me princin e kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarin de fakto të Arabisë Saudite.
Duke përdorur këto lidhje të krijuara gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë, dhëndri i Trump, përfundoi duke siguruar 2 miliardë dollarë nga fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite dhe qindra miliona dollarë më shumë nga fondet e pasurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari.
Kush ishte “sekseri” që solli dhëndrin e Trump për të investuar në Ballkan?
Richard Grenell krijoi lidhje të vlefshme gjatë kohës që ishte në qeveri, duke përfshirë disa që duket se i kanë dhënë ekipit të Kushner një rrugë të brendshme për investime në Ballkan. Gjatë kohës së tij në administratën Trump, Grenell ka punuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.
Këto diskutime indirekt përfshinin Shqipërinë, pasi shumica e qytetarëve të Kosovës janë shqiptarë etnikë dhe Shqipëria luan një rol në diskutimet rajonale, kështu që Grenell krijoi raporte të ngushta dhe udhëheqësit shqiptarë.
Grenell, një ish-bashkëpunues i Fox News dhe konsulent mediatik, ka punuar ngushtë me Kushner dhe firmën e tij të investimeve. Ai ka qenë i zëshëm për përpjekjet e tij për t'i kthyer marrëdhëniet që ai ndërtoi në Shqipëri dhe gjetkë në Ballkan në përfitime personale. Ai është kthyer vazhdimisht në rajon dhe është takuar me drejtues të industrisë së hotelerisë, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Ne po kërkojmë mundësi për të investuar përmes investimeve të huaja në Ballkan, por më konkretisht në Shqipëri, dhe bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm”, tha zoti Grenell në një nga një seri intervistash televizive dhe gazetash që ka bërë në Shqipëri në tre vitet e fundit.
Por këto shërbime që Grenell i ofroi dhëndrit të Trump, duket se kanë një pikësynim në ngritjen e tij në karrierën politike. Grenell ka thënë privatisht se shpreson të jetë sekretar i shtetit në një administratë të dytë Trump, sipas një personi që e ka diskutuar këtë çështje me Grenell dhe që i ka përshkruar bisedat në kushte anonimiteti.
Ndërkohë, në një intervistë, nuk pranoi të adresonte në procesverbal çdo interes për marrjen e mundshme të një posti si sekretar i shtetit. Ai tha vetëm se nuk kishte vendosur nëse do t'i bashkohej ndonjë administrate të ardhshme Trump.
Robert Weissman, president i ‘Public Citizen’, i cili gjurmonte marrëveshjet e biznesit që i konsideronte si konflikt interesi gjatë administratës Trump, tha se këto marrëveshje të planifikuara ishin joetike dhe do të ngrinin vetëm pikëpyetje të mëdha për familjen Trump, veçanërisht nëse Trump rizgjidhej.
"Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi. Ky plan i veçantë investimi duket se përfshin më të keqen nga çdo tendencë korruptive e administratës Trump dhe familjes Trump", tha zoti Weissman.
Përfshirja e familjes Trump në marrëveshjet e biznesit të huaj u bë një fokus kryesor gjatë mandatit të Trump, me kritikët që në fund paditën dhe pretenduan se familja po përfitonte ilegalisht nga pagesat e huaja gjatë kohës që Trump ishte në detyrë. Këto çështje u hodhën poshtë si të diskutueshme nga Gjykata e Lartë kur Trump la detyrën, por ato mund të rihapen nëse ai do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.
Ku e ka zanafillën “plani” i Kushner për të ndërtuar në Shqipëri?
Kushner dhe Ivanka vizituan Shqipërinë dy herë që kur Trump u largua nga detyra si president. Ata shëtitën vendin me ndihmën e Grenell, madje u takuan edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, Kushner, Ivanka dhe Grenell, u fokusuan pjesërisht në Sazan, një ishull mesdhetar në jug të Shqipërisë që deri në fund të Luftës së Ftohtë ishte përdorur nga Bashkimi Sovjetik dhe nga komunistët dhe nga qeveria e Shqipërisë si bazë ushtarake e fshehtë për nëndetëset.
Ata planifikuan që në ishull të ndërtohet një hotel dhe vila luksoze. Vetëm një gjysmë ore me skaf nga Vlora, një destinacion turistik në Shqipërinë jugore ku qeveria e Arabisë Saudite po shpenzon tashmë para për të përmirësuar shërbimin e energjisë elektrike dhe shërbimet e tjera publike për të ndihmuar në promovimin e turizmit në Shqipëri.
Korrikun e kaluar zoti Grenell së bashku me Ivanka Trump dhe zotin Kushner u takuan edhe me zotin Rama në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë dhe u fotografuan të gjithë bashkë.
Auron Tare, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë që ka shërbyer si këshilltar i Ramës, ishte ai që shëtiti zonjën Trump dhe zotin Kushner në ishullin e Sazanit në vitin 2021 si pjesë e një vizite në Shqipëri që përfshinte një lundrim me një jaht dhe një Udhëtim me helikopter nëpër bregdet.
Pas arritjes së dakordësisë, Grenell ka hyrë vazhdimisht në Instagram dhe llogari të tjera në rrjetet sociale për të promovuar turizmin në Shqipëri dhe për të lavdëruar kryeministrin Rama.
“Unë mbështes vizionin e Ramës për Ballkanin. Unë e dua Shqipërinë dhe ftoj investitorët amerikanë në vend”, tha Grenell në një intervistë televizive në vitin 2021
Arabia Saudite përgatiti terrenin për investimin e Kushner
Nga ana tjetër, Qeveria e Arabisë Saudite njoftoi kohët e fundit se po kërkonte mënyra për të rritur investimet e saj në Shqipëri, së pari duke ndihmuar në ndërtimin e shërbimeve të ujit, energjisë elektrike dhe kanalizimeve pranë zonave të plazhit në Vlorë, që është pika e nisjes për në Sazan dhe ku dhe po bëhet një aeroport i ri ndërkombëtar. Ajo ka thënë se dëshiron të investojë deri në 300 milionë dollarë në vend.
Në fillim të këtij muaji, zyrtarët sauditë udhëtuan në Shqipëri për të njoftuar krijimin e atij që ata e quajnë Këshillin e Biznesit Saudi-Shqipëri "për të krijuar një partneritet të ri ekonomik midis dy vendeve", duke përfshirë projektet turistike/Përshtati “Pamfleti” nga “The New York Times”
Lini një Përgjigje