TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Mars 2024, 21:30

4 të vdekur në aksidentin në Tepelenë, reagon Balla: Policia Rrugore të rrisë më shumë kontrollet

Shkruar nga Pamfleti

4 të vdekur në aksidentin në Tepelenë, reagon Balla: Policia

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me aksident e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku 4 persona humbën jetën dhe u plagosën 2 të tjerë.

Balla shkruan se është i pikëlluar për humbjen e jetëve dje se zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës.

"I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese", u shpreh Balla.

 

policia kontrolle balla aksident telepelene 4 te vdekur

Lini një Përgjigje