
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani, për kërcënimet e bëra ndaj një prokurori. Ai zbuloi se kërcënimi është bërë në kontakt të drejtpërdrejtë të familjarëve të prokurorit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
“Shqetësimi është që është kërcënuar një prokuror i SPAK. Është një nga prokurorët më të rëndësishëm. Kërcënimi është bërë më takime të drejtpërdrejta të familjarëve të tij. Ka ardhur një telefon i ri që prodhohet në Maltë, ai është vetëm për të folur, jo me mesazhe. Di që kur niset një hetim çohet deri në fund, dhe është gjykata ajo që vendos. Këto janë iniciativa hetimore. SPAK është bazë palë me avokatin”, tha Karamuço në ABC News.
Lini një Përgjigje