TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2024, 10:17

Akuzohet për shpërdorim detyre kur ishte shef krimesh, Hide pas daljes nga SPAK: Nëse është e nevojshme jap dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për shpërdorim detyre kur ishte shef krimesh, Hide pas daljes

Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Pas daljes nga GJKKO, ai u shpreh se nuk ishte në dijeni të hetimit. Po ashtu Hide shprehu gatishmërinë për të dhënë  dorëheqjen. 

"Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit" tha Hide duke shprehur gatishmërinë: 'Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t'u përballur me drejtësinë"- tha Hide. 

Ai u mor i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. Ai akuzohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit.

 

Lini një Përgjigje