TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2024, 22:56

Negociatat PS-PD/ Bushati: Rama nuk respekton asnjë marrëveshje, do të sillet si 10 vitet e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat PS-PD/ Bushati: Rama nuk respekton asnjë marrëveshje, do

Gazetari Andi Bushati ka folur për negociatat e zhvilluara mes PS-së dhe PD-së për rikthimin në normalitet të jetës parlamentare. Ai tha se Edi Rama nuk i respekton marrëveshjet.

Analisti tha gjithashtu se nëse miratohen 8 komisione hetimore që kërkon opozita, atëherë është një marrëveshje e vlefshme dhe Kuvendi mund t’i rikthehet normalitetit.

“Nëse opozita merr Komisionet Hetimore me ligjin e vjetër, jo me butaforinë që bëri Edi Rama duke miratuar një ligj të ti, dhe të marrë të gjitha vendet që i takojnë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, atëherë mund të them se bravo i qoftë Gazment Bardhit që negocion.

Unë kam frikë se do të hyjnë në një marrëveshje të re, do të marrin gjysmat, dhe gjysmat do t’ua vjedhi Rama, sikundër ka bërë në këto 10 vjet”, tha Bushati duke folur në Syri Tv.

 

andi bushati negociata

Lini një Përgjigje