TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2024, 22:51

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Pëllumb Xhufi: Çdo lajm i gëzueshëm që vjen nga Shqipëria, pritet me hundë e buzë nga Greqia

Shkruar nga Pamfleti

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Pëllumb Xhufi: Çdo lajm i

Ish-ambasadori Pëllumb Xhufi, ka folur për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë dhe reagimet që erdhën nga Athina zyrtare.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Xhufi tha se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë shihet se një prezencë jomiqësore, duke nënvizuar se gjithmonë qeveritë greke në mënyrë të tillë e kanë trajtuar Shqipërinë.

Përveç agjendës që nga krijimi i shtetit grek që ne trashëgojmë që është ligji i luftës, çështja çame çështja e kufirit tokësor, çështja e pronës, problemi është që çdo lajm i gëzueshëm që vjen nga Shqipëria pritet me hundë e buzë nga Greqia dhe këtu është problemi i madh. Kur ne filluam të qasemi ne NATO-n apo kaluam faza të tjera, Greqia që ne kemi shumë shpresa, ka qenë vendi i fundit që na ka dhënë miratimin nga të gjitha vendet e BE për MSA, ka qenë i fundit që na dha miratimin për hyrje në NATO dhe me kushte. Ne e dimë mirë çfarë ndodhi, varrezat, shkolla, Himara apo edhe marrëveshja. Pra edhe hapja e një baze të NATO-s shihet si një prezencë jomiqësore sepse kështu e kanë trajtuar qeveritë greke për Shqipërinë”, tha Xhufi.

Nga ana tij, kapiteni Artur Meçollari shtoi se Greqi u vetëpërajshtua dhe se ftesa për të marrë pjesë në hapjen e bazës së NATO-s i është bërë.

Lini një Përgjigje