TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2024, 22:25

“Në 1 vit i kemi parë të gjithë që shkojnë në derën e SPAK-ut”, Bregu: Atë që Kraja s’e bëri në 4 vite, e bëri Dumani

Shkruar nga Pamfleti

“Në 1 vit i kemi parë të gjithë që shkojnë

Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se asgjë nuk mund ta pengojë punën e Prokurorisë së Posaçme sa i përket hetimeve të zyrtarëve të lartë.

Sipas tij, atë që Arben Kraja nuk e bëri në 4 vite, Altin Dumani po e bën për një vit.

Dhjetorin e kaluar e pamë që qeveria kërkoi mbështetjen dhe zgjedhjen e një prokurori në krye të SPAK-ut, dhe ambasada amerikane kërkoi dhe mbështeti zgjedhjen e Dumanit dhe unë mendoj se ky i dha të gjitha rezultatet e tij.

Atë që nuk e dha Arben Kraja në 4 vite, me z. Dumani i kemi parë në një vit të gjithë që hyjnë e dalin në derën e SPAK-ut. Nuk ka në asnjë vend të botës që një kryeministër që është detyrë të shkojë në ndonjë prokurori. Por kjo ndodh gjithmonë kur lë mandatin.

I ka marrë gjysmën e qeverisë dhe ia ka çuar në burg, çfarë duhet të bëjë më shumë se kaq”, u shpreh gazetari Sokol Bregu.

Lini një Përgjigje