TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2024, 21:56

Ku ndodhen fëmijët e Jentor Zhabolit? Tandili: E duan të atin e tyre, presin që të shërohet

Shkruar nga Pamfleti

Ku ndodhen fëmijët e Jentor Zhabolit? Tandili: E duan të atin e

Alma Lleshi Tandili, kryetare e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve ka treguar se fëmijët e Jetnor Zhabolit, i cili mbante të burgosur familjen në banesë, kërkojnë që babai i tyre të shërohet.

Ajo tha se fëmijët e 35-vjeçarit duan që ai të rehabilitohet e të kthehet në familje. Sipas Tandillit Zhabolli ka shfaqur probleme shumë të mëdha psikologjike dhe emocionale.

Fëmijët asnjëherë nuk i fajësojnë prindërit e tyre. Pavarësisht se ata mu d të dëshmojnë, në perceptimin e çdo të mituri ata familjen e duan të bashkuar. Vajza në deklaratën e saj ka thënë “Unë dua që babi të shërohet.

Ky është mesazhi që ne e përcjellim të gjithë. Përveç monitorimit dhe ndihmës që i ka dhënë struktura shtetërore me psikolog gjithë kohës, ata duan kohën e tyre tani për t’u qetësuar e për të marrë frymë lirisht.

Nga ana tjetër ata kanë shqetësimin që ai të rehabilitohet e të kthehet në gjendjen e mëparshme për të pasur një marrëdhënie harmonike siç e kanë pasur. Fëmijët tani jetojnë në banesë me nënën e tyre dhe me gjyshërit që shkojnë dhe vijnë, se ata jetojnë në banesa të ndara”, tha Tandilli në “Euronews”.

Lini një Përgjigje