TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2024, 21:04

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, “Der Standard”: Do të shkojë në Strasburg, shkel të drejtat e njeriut

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, “Der

Marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për emigrantët ka marrë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Sipas prestigjiozes austriake “Der Standard”, marrëveshja do të përfundojë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Vetëm dy ditë më parë marrëveshja mori dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese, por sipas gazetës austriake ajo është një marrëveshje për ngritjen e burgjeve për emigrantët.

“Kritikët kanë ngritur vazhdimisht pretendimin e një përplasje të mundshme me të drejtat e njeriut. Kufizimi ose privimi i lirisë së emigrantëve, që nuk kanë kryer asgjë dhe që nuk janë në paraburgim në pritje të dëbimit, është shkelje e të drejtave të njeriut. Ky është pikërisht lloji i privimit të lirisë që parashikohet në marrëveshje”, shkruhet në gazetë në artikullin për marrëveshjen Rama-Meloni.

Sipas “Der Standard” autoritetet italiane do të marrin masat e nevojshme për të siguruar qëndrimin e emigrantëve në zona dhe për të mos u dhënë atyre akses të paautorizuar në pjesën tjetër të territorit të vendit.

Mirëpo kjo sipas gazetës është shkelje e qartë e të drejtave të njeriut.

der standard meloni rama

Lini një Përgjigje