TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2024, 18:32

Drejtoria e Transportit pranon skandalin, si u rritën në mënyrë të fshehtë tarifat për patentat; vendimi në fuqi nga 5 shkurti

Shkruar nga Pamfleti
Drejtoria e Transportit pranon skandalin, si u rritën në
Drejtoria e Transportit

Skandali është se vendimi është marrë në fshehtësi të plotë dhe nuk është pyetur askush...

Konfirmohet skandali me rritjen e tarifave për marrjen e patentës. Pasi dështoi projekti për të rritur çmimet e autoshkollave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë një manovër të fshehtë, duke rritur tarifat për të gjithë ata që pajisen me patentë.

Vendimi është marrë që në mes të janarit, pro është mbajtur i fshehtë. Sot u zbulua në media një gjë e tillë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar tani duke e konfirmuar një gjë të tillë. DPSHTR justifikohet me faktin se tarifat janë rritur, por është zgjatur afati i dokumenteve. Por skandali është se vendimi është marrë në fshehtësi të plotë dhe nuk është pyetur askush.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, prej disa vitesh tashmë, ka ndërmarrë një sërë nismash për lehtësimin e shumë praktikave dhe burokracive që lidhen me shërbimet që ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR-së është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve. Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eleminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit”, shprehet Drejtoria e Transportit.

Ja si ndryshojnë tarifat

• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë;

• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5  vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite!

• Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000  lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare.

Drejtoria e Transporti justifikohet se nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit. Po ashtu thuhet se vendimi hyë në fuqi nga 5 shkurti. Si duket, Bledi Gonxhja para largimit na i bëri një peshqesh. 

Lini një Përgjigje