TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2024, 19:11

Alarmi për fruthin, Alimehmeti: Më i rrezikshëm se gripi, i vetmi shpëtim vaksinimi

Shkruar nga Pamfleti

Alarmi për fruthin, Alimehmeti: Më i rrezikshëm se gripi, i vetmi

Fruthi është një sëmundje që është përhapur me disa raste në javët e fundit në vendin tonë e kjo kryesisht si pasojë e neglizhencës së vaksinimit.

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili pak ditë më parë foli edhe për rrezikun që kjo sëmundje të kthehet në epidemi, tha se fruthi quhet sëmundje riemergjente dhe po shfaqet sepse po bie vaksinimi.

Duke qenë një sëmundje shumë ngjitëse, Alimehmeti tha se i duhet kushtuar rëndësi vaksinimit.

“Fillimisht fillon me temperaturën, njollat e para, i japin emrat sëmundjes. Shumica e rasteve kalojnë pa ndërlikime. Fruthi  është më i vështirë, të lodh më shumë se gripi për ta kaluar. Është virusi më ngjitës që njohim. Fruthi është virusi më transmetues që njohim, nuk ka më transmetues se ai. E vetmja mënyrë për ta mbajtur nën kontroll është vaksinimi. Quhet sëmundje riemergjente, po rishfaqet, jo vetëm te ne. Shfaqet sepse po bie vaksinimi. Nëse një person është në shtëpi dhe është infektuar do izolohen dhe anëtarët e tjerë të familjes”, tha Alimehmeti në një intervistë për Report Tv.

 

fruthi ilir alimehmeti

Lini një Përgjigje