TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2024, 19:34

Eksperti kundër raportit të “Transparency International”: Kemi rritje të korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti kundër raportit të “Transparency International”:

Drejtori i INFOCHIP Gerti Shella ka komentuar raportin e “Transparency International”. Korrupsioni shihet problem, por vendi ynë ka pasur përmirësim në renditje.

Sipas Shellës, ka disa pikëpyetje në lidhje me këtë raport, pasi sipas tij, në Shqipëri ka pasur rritje të korrupsionit dhe jo ulje.

Kontrollin e ekzekutivit e bën pushteti gjyqësor. Ai është në mungesa të theksuara të stafit, ky gjyqësor nuk ka mundësi të  qëndrojë në këmbët e veta, jo më të jetë i fuqishëm të luftojë korrupsionin një pushteti dosido, i cili është i balancuar nga një opozitë e fortë, nga një opinionin publik, por  nga një pushtet i  cili forcohet dita-ditës.

Ky është realiteti në Shqipëri. Unë kam disa pikëpyetje në lidhje me këto shifra dhe nuk e gjej me vend të gëzohem se Shqipëria nga vendi i 97 arriti në  vendin e 98  ndër 180 vende ku matet ky indeks nga Transparency International. Duhet të kuptojmë se këto organizata gradualisht bëjnë edhe qasje politike për të thënë se këtu kemi një vullnet të mirë. Vullneti i mirë është për tu vlerësuar, por unë mendoj se korrupsioni është shtuar”, tha eksperti në “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje