
Organizata Reporterët pa Kufij kanë reaguar lidhur me rrethimin që u bë sot në televizionin ‘News 24’, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit ‘New2s 24’ dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit.
Reporterët pa Kufij dënon ashpër pengimin e së drejtës për të informuar. Ata kërkojnë që kjo ngjarje të marrë fund tani në mënyrë që transmetimi të mund të rifillojë.
“Në kontekstin e një mosmarrëveshjeje pronësore që përfshin një kompani shtetërore, policia ka ndërprerë energjinë elektrike në ambientet e Focus Media Group dhe i ka penguar gazetarët e saj të hyjnë në to.
RSF dënon këtë pengim të së drejtës për të informuar, e cila duhet të marrë fund tani në mënyrë që transmetimi të mund të rifillojë”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij.
Lini një Përgjigje