
Televizioni "News24", "Balkanweb", "Gazeta Panorama" dhe "Gazeta Shqiptare" ditën e sotme janë ndaluar të ushtrojnë detyrën e tyre për të raportuar lajmet.
Nën drejtimin e Ardi Veliut dhe administratorit të shoqërisë KAYO, ambienti i News24 është rrethuar nga forcat e shumta, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit te TV News24, po ashtu dhe gazetarët janë nxjerrë jashtë me forcë.
Pas disa orësh uzurpim të ambienteve të mediave në Focus Media News dhe Panorama Group, Policia e Shtetit është tërhequr nga ambienti i godinave te mediave.
Godinat jane ‘pushtuar’ tashmë nga Policia Ushtarake, ndërkohë që televizioni vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, teknikët, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit e mediave nuk lejohen të futen në godinë.
Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar organizatat e mbrojtjes së mediave, politikanë dhe ekspertë të njohjes së ligjit, por situata mbetet e njejtë.

Lini një Përgjigje