TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Gusht 2025, 15:17

Edi Rama 'merr peng' News 24

Shkruar nga Pamfleti

Kontrata e vlefshme e qirasë e injoruar, ndërhyrja e policisë shndërrohet në akt të hapur censurimi

Edi Rama 'merr peng' News 24

Paturpësia politike ka emër dhe datë: Edi Rama dhe Ardi Veliu, mëngjesin e 9 gushtit, përdorën Policinë e Shtetit si forcë ekzekutimi për të rrethuar dhe ndërprerë punën e një media kombëtare. Gazetarët e News 24 dhe punonjësit e grupit Panorama u nxorën me forcë nga godina, iu ndërpre sinjali dhe iu sekuestruan pajisjet, pa asnjë paralajmërim dhe në shkelje të hapur të kontratës së qirasë që garanton të drejtën e tyre për të vepruar në atë hapësirë.

Avokati Marash Logu ka publikuar dokumente që rrëzojnë justifikimin zyrtar të qeverisë dhe “KAYO” sh.a. Sipas tij, Panorama Group sh.a. ka një kontratë qiraje për pronën me nr. 10/304, Zona Kadastrale 8170, me sipërfaqe 15 mijë metër katrorë (5858 metër katrorë ndërtesë), të vlefshme deri më 9 maj 2033, me vlerë mujore 15 mijë euro. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 158/2025, me të cilin “KAYO” mori katër prona në të njëjtën zonë kadastrale, nuk përfshin këtë pasuri.

Edi Rama 'merr peng' News 24

Përballë këtij fakti, pyetja është e drejtpërdrejtë: pse “KAYO” e drejtuar nga Ardi Veliu, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, ndërhyri për të nxjerrë gazetarët dhe për të mbyllur transmetimin? Përgjigjja, sipas avokatit, është e vetme: ky aksion nuk lidhet me ligjin, pronën apo marrëdhëniet kontraktuale. Qëllimi është censura, heshtja dhe shuarja e një zëri kritik.

Ky është një precedent i rrezikshëm. Ai tregon se pushteti ekzekutiv është i gatshëm të shkelë kontrata të vlefshme dhe të përdorë institucionet e sigurisë për të mbyllur media të padëshiruara. Reagimet e organizatave vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve e kanë cilësuar këtë ndërhyrje si akt të denjë për regjime autoritare, ku fjala e lirë shuhet me forcën e uniformës.

Në Shqipëri, kjo ndodhi në dritë të diellit, me kamera të fikura dhe mikrofonë të heshtur, sepse qeveria nuk donte që zëri i News 24 të dëgjohej. Dhe kur pushteti vendos të marrë “peng” një media, asgjë nuk e ndalon veç reagimit publik dhe presionit ndërkombëtar.

edi rama merr peng news 24

Lini një Përgjigje