
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me një rast të rrezikshëm, se si një media, mund të rrethohet me polici, ndërsa gazetarët të mos lejohen të futen në ambientet e punës, pa asnjë njoftim paraprak.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sapo është informuar nga kolegë të News 24 se qysh në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policore, mjete dhe përfaqësues nga institucione të shtetit kanë hyrë në mjediset e dy kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group me pretendimin për lirimin e mjediseve, të cilat sipas autoriteteve u përkasin subjekteve shtetërore. Ndërkohë që drejtuesit e kompanisë mediatike prej dekadash i zotërojnë me qira këto objekte. Mes mediave dhe institucioneve shtetërore ka pasur konflikte gjyqësore për këtë shkak”, thuhet në një reagim të Unionit.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndjek me shqetësim maksimal situatën që po ndodh momentalisht në mjedisin e Neës 24 dhe setit tjetër mediatik.
UGSH kërkon nga institucionet shtetërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare.
Ne po ndjekim me vëmendje komunikimin dhe sqarimet e palëve në këtë përplasje e cila ka një histori pararendëse.
UGSH është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik.
Lini një Përgjigje