TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2024, 15:26

Prapaskenat si u fundos Ervin Muça: Prokuroria e Tiranës u asistua nga SPAK, shmangu policinë nga frika e dekonspirimit

Shkruar nga Pamfleti

Prapaskenat si u fundos Ervin Muça: Prokuroria e Tiranës u asistua

Prokuroria e Tiranës kërkoi asistencën e SPAK duke shmangur policinë shkencore në Tiranë, jo vetëm për shkak të laboratorit të sofistikuar që ka Prokuroria e Posaçme por edhe për evituar dyshimet për  dekonspirimin të hetimeve...

Zbardhen detajet e dosjes së Prokurorisë së Tiranës për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS. Ditën e djeshme u vendos në “arrest shtëpie” dhe u pezullua nga detyra drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça, teksa sot janë mësuar detaje se pse prokuroria ka bindje se ishte ai personi që u fut në sistem.

Ka qenë një analizë laboratorike në SPAK që ka fundosur Ervin Muçën. Ka qenë prokurorja Anisa Qilimi që e ka kërkuar ekspertizën dhe ekspertët e SPAK kanë arritur në përfundimin se sistemi TIMS nuk ka nevojë për backup dhe as për kopjim të dhënash, mbasi vet rregullohet pa ndërhyrje mekanike nga jashtë.

Sipas Top Channel, Prokuroria e Tiranës kërkoi asistencën e SPAK duke shmangur policinë shkencore në Tiranë, jo vetëm për shkak të laboratorit të sofistikuar që ka Prokuroria e Posaçme por edhe për evituar dyshimet për  dekonspirimin të hetimeve. Një hard disk i sekuestruar, serverat dhe një kompjuter që i përket një nëpunëseje të identifikuar janë këqyrur e së bashku me to edhe pamjet filmike që tregojnë çfarë ndodhi tetë muaj më parë.

Bëhet me dije se Muça u asistua nga një punonjës i AKSH, ndërkohë që përdori kredencialet e vartësit të tij  për ndërhyrjen e paligjshme që solli kopjimin e TIMS.

I pyetur nga prokuroria e Tiranës, i dyshuari këmbëngul se sapo kishte marrë detyrën dhe e kreu backup për të garantuar sistemin, një version qe hidhet poshtë shkencërisht nga këqyrjet dhe aktekspertizat dhe për këtë arsye ish-zyrtari u vendos nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në sistem.

Hetimet provojnë se ndërhyrja ndodhi mesnatën e dy gushtit 2023. Ndërkohë në Kuvend është ngritur  dhe një komision hetimor për të hetuar këtë skandal.

 

Lini një Përgjigje