TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2024, 12:06

Favorizuan biznesmenët e ndërtimit në Korçë dhe i shkaktuan dëm shtetit mbi 30 mln lekë, zbardhet skema e zyrtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Favorizuan biznesmenët e ndërtimit në Korçë dhe i

Detaje të reja kanë dalë nga pezullimi i katër funksionarëve të Bashkisë Korçë. Bëhet me dije se punonjësit e pezulluar ishin nën hetim nga policia dhe prokuroria prej 16 muajsh.

Nga hetimi rezulton se funksionarët i sollën shtetit mbi 30 milionë lekë dëm, për përfitim të padrejtë monetar të disa subjekteve.

Zyrtarët e pezulluar nga detyra: 

1. Zhaneta Lubonja, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2. Ermal Gjermeni, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë e Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3. Olvas Petro, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
4. Soniel Prifti, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

 

bashkia korce

Lini një Përgjigje