
Detaje të reja janë zbardhur nga çështja e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça, i arrestuar një ditë më parë pasi ka eksportuar dhe kopjuar të dhënat nga sistemi TIMS.
Mësohet se kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vitin e kaluar u bë në organet e drejtësisë pas insistimit të përfaqësisë amerikane në Shqipëri të cilët zbuluan edhe ndërhyrjen në sistemin e të dhënave TIMS.
Mësohet se pasi shkarkoi të dhënat e paautorizuara dhe duke përdorur pin-in e një prej punonjëseve, Ervin Muça i kaloi ato në kompjuterin e tij. Para hetuesve në deklarimet paraprake, Muça ka mohuar kryerjen e veprës penale të “Hyrjes së paautorizuar në të dhënat kompjuterike”.
Provat e ndërhyrjes së tij u përforcuan pas zbulimit të pamjeve filmike në ambientet ku ruhen të dhënat e TIMS. Muça është rekrutuar në polici kur ministria e brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.
Lini një Përgjigje