TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2024, 07:27

Anticikloni afrikan 'mbërthen' vendin, sa do të shkojnë temperaturat sot

Shkruar nga Pamfleti

Anticikloni afrikan 'mbërthen' vendin, sa do të shkojnë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare të larta transparente në orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 8-10 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore deri 9 / 27°C
në zonat e ulëta deri 8 / 29°C
në zonat bregdetare deri 13 /27°C.

Lini një Përgjigje