TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 21:47

Dosja ‘Gërdeci’, publikohen për herë të parë urdhrat që realizuan demontimin e armëve

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘Gërdeci’, publikohen për herë të

Publikohen për herë të parë tre urdhrat që realizuan demontimin e armëve në Gërdec. Çfarë parashikonin dhe kush duhet ta bënte demontimin?

Urdhri i parë që i hap rugë demontimit të armëve mban firmën e ministrit të mbrojtjes së asaj kohe Fatmir Mediu nënvizon se procesi i çmontimit te municioneve të bëhet në ambientet e reparteve të FA në kushte të rrepta vëzhgimi e sigurie.

ZBATIMIN E VENDIMIT NR. 138 DATE 14.3.2007 TE KESHILLIT TE MINISTRAVE "PËR PROCEDURËN E TRAJTIMIT TË ARMEVE, TEKNIKËS DHE PAJISJEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TE HEQURA NGA ARMATIMI DHE PËRDORIMI... PER SA I PERKET SHITJES PËR ÇMONTIM DHE ÇMILITARIZIM TE NJE SASIE MUNICIONI

Mbështetur në nenin 102, pika 4 e Kushtetutës, ne nenin 19, pika 2 te ligjit nr.8671, date 26.10.2000 "Per pushtetet dhe autoritet e komandimit e te drejtimit strategjik te Forcave te Armosura te Republikes se Shqiperise, i ndryshuar dhe ne piken Vendimit Nr. 138, datë 14.3.2007 te Keshillit te Ministrave "Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi.

Duke u bazuar ne ofertat e bera ne Ministrine e Mbrojtjes nga subjekte te ndryshme per shitje për çmontim dhe çmilitarizim, dhe ne vendimin nr. 1 date 10.04.2007 te Komisionit te Miratimit te Çmimeve te armes, teknikes, paisjeve, municioneve dhe lendeve eksplozive te hequra nga armatimi e përdorimi ne FA.

Duke marre ne konsiderate analizen e kostos dhe vleren e materialeve te dalura nga çmontimi dhe çmilitarizim i municioneve, te bera nga ndermarrjet ushtarake te vendit dhe vene ne dispozicion te Komisionit Miratimit te Çmimeve,

Duke vleresuar ofertat ofertat e ndermarrjeve ushtarake te vendit fasticitve, impactes e tyre teknike, teknologjinë e përdorur në procesin e çmilitarizimit e çmontimit, afatet, ndikimi në mjedis te procesit teknik etj.

1 kalohen ndermarjes MEICO, per realizimin e procedures se shitjes së municionit për çmontim dhe çmilitarizim brenda vendit, me shoqerine "Southern Ammunition Company Inc", qe ketu e me poshte do te quhet kontraktori, municionet e meposhteme:

a) Fisheke kaliber 7,62x54 mm gezhojë tunxhi deri në sasine cope 100 milione Fisheke kaliber 14,5 mm gezhoje tunxhi deri ne sasine cope 20 milione

Ndermarja MEICO te lidhe kontrate me kontraktorin ne baze te kerkesave te pergjithshme Kodit Civil dhe te percaktimeve te pikës IV se Vendimit nr.138, datë 14.3.2007 te Keshillit te Ministrave "Për proceduren e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi,

3. Çmimet e kontrates se shitjes për çmontim dhe cmilitarizim me kostraktorin, te jene çmimet e shitjes te percaktuara nga

4. Procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit te municioneve te behet ne ambientet e reparteve te FA ne kushte te rrepta vëzhgimi e sigurie.

a) Komanda e Forces Bashkuar ngarkohet te vërë në këtij procesi një sipërfaqe terren ne administrim te Ministrise se Mbrojtjes te ndodhur në Gerdec (Vore).

b) KFB te hartoje kontrate per dhenien me qera sipas procedurave te parashikuar ne VKM nr. 162 date 7.3.2007 "Per dhenien me qira ose enfiteoze te pasurive te ndermarrjeve, shoqerive dhe institucioneve shteterore", me kontraktorin dhe te lejoje ndertimin ne kete terren strukturen e perkohshme-industride për çmontim dhe çmilitarizim. (Sipas grafikut kohor dhe planimetrise perkatese te miratuar):

c) Detyrimet e te gjitha natyrave qe mund te lindin (uje drita shfrytezim trualli etj), do te jene te gjitha ne ngarkim te kontraktorit dhe nuk prekin ne asnje rast çmimin e kontratave

d) Transporti i municioneve te percaktuara ne piken 1, nga depot ne vende per ne Gerdec (Vorel, te realizohet sipas grafikut se hartuar nga KM me Ndermarjen MEICO

e) Shkarkimi i municioneve nga mjetet e transportit eshte per llogari te firmes dhe ndermarjes MEICO

Ruajtja e territorit ushtarak te Gerdecit, te behet sipas rregullave per ruajten e depove te municioneve.

Dorezimi i municioneve kontraktuesit nga MEICO, te behet kundrejt dokumentacioneve te rregullta kontabel e ne prani te deshmitareve, ne menyre te vazhdueshme, sipas kapaciteteve perpunuese ditore te kontraktorit.

Komanda FB te marre masat organizative per lejimin punonjesve te kontraktorit per kryerjen e punimeve dhe regimin e hyrje daljeve ne ambientet e repartit.

Sekretari i Pergjithshem MM leshon lejet e eksportit (nese kërkohen) te te materialeve qe rezultojne nga procesi i demontimit/ ‘Repolitix’, në Report Tv 

Lini një Përgjigje