TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2024, 11:09

Zbardhet raporti i PD për Olta Xhaçkën: Kushtetuesja të konstatojë papajtueshmërinë e mandatit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet raporti i PD për Olta Xhaçkën: Kushtetuesja të

Publikohet raporti i PD në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Grupi i PD ka theksuar se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas këtij raporti, Gjykata Kushtetuese duhet të konstatojë papajtueshmërinë me mandatin e Xhaçkës.

Në raport theksohet edhe se Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se kjo vendimmarrje nuk mund të vlerësohet nga Kuvendi.

“Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 1/2023 ka arsyetuar që: "Në këndvështrim të sa më lart, si dhe rrethanave të rastit konkret, Gjykata vëren se Kuvendi nuk mund të vlerësojë në temë nëse deputetja në fjalë, përmes bashkëshortit të saj ka kryer veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor, dhe nëse ka fituar pasuri të këtyre, si dhe nëse veprimet apo mosveprimet e deputetes, përmes bashkëshortit të saj përbëjnë shkelje të pikës 2 ose 3 të nenit 70 të Kushtetutës. Me fjalë të tjera, sipas Gjykatës, çështja e vlerësimit të papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes, e cila nëpërmjet bashkëshortit mund të ketë ushtruar veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit ose pushtetit vendor dhe të ketë fituar pasuri të këtyre, referuar fakteve, nuk i takon vlerësimit të Kuvendit, por vlerësimit të kësaj Gjykate”, thuhet në raportin e demokratëve.

Ndër të tjera raporti thotë se çështja duhet vlerësuar nga Kushtetuesja.

"Dërgimin e çështjes Gjykatës Kushtetuese për te konstatuar papajtueshmërinë me mandatin te deputetes znj. Olta Xhacka, sipas Mocionit te paraqitur nga 1110 e deputeteve te Kuvendit te Shqipërisë", kërkojnë demokratët.

 

olta xhaçka gjykata kushtetuese

Lini një Përgjigje