TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2024, 10:35

Telashe për Fatos Tushen, SPAK nis hetimet për fshehje pasurie

Shkruar nga Pamfleti

 

Telashe për Fatos Tushen, SPAK nis hetimet për fshehje pasurie
Fatos Tushe

Tushe është thirrur një hetim tjetër të nisur ndaj tij, pasi akuzohet për 'Fshehje pasurie'. Fakt që e konfirmoi vetë Tushe pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. 

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe është paraqitur sot në SPAK. Ai është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij. 

Tushe është thirrur një hetim tjetër të nisur ndaj tij, pasi akuzohet për 'Fshehje pasurie'. Fakt që e konfirmoi vetë Tushe pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. 

Tushes i janë gjetur prona të fshehura në emër të personave të tjerë. Kur doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Tushe tha se ishte thirrur në lidhje me mosdeklarimin e një pasurise.

Fatos Tushe ka qenë i dënuar më parë për 'shpërdorim detyre' dhe lejim të ndërtimeve pa leje. Ai u arrestua në korrik të vitit 2021 nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dënimi ndaj tij ishte me 2 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë Apeli i GJKKO e shpalli fajtor edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, për të cilën iu shtua dënimi edhe me 1 vit tjetër. 

Lini një Përgjigje