TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Prill 2024, 14:09

Kopjimi i të dhënave të TIMS, çfarë zbuluan ekspertët e SPAK në kompjuterin e Ervin Muçës; drejtori i IT përdori PIN-in e një punonjëse

Shkruar nga Pamfleti

Kopjimi i të dhënave të TIMS, çfarë zbuluan

Detaje të reja janë zbardhur kopjimi i të dhënave të sistemit TIMS, për të cilin drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u arrestua një ditë më parë dhe është lënë në arrest shtëpie.

Mësohet  se kamerat e sigurisë kanë fiksuar Ervin Muçon mbrëmjen e 2 gushtit 2023, pranë godinës së Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në rrugën “Mine Peza” (pranë komisariatit numër 3). Vetë Muça e mohon se ka qenë mbrëmjen 2 gushtit në godinë.

Burime bëjnë me dije se të dhënat e sistemit TIMS janë kopjuar në kompjuterin e Ervin Muços, kjo e faktuar nga ekspertët e SPAK.

Për këtë ngjarje po verifikohen edhe persona të tjerë, të cilët janë futur në godinë në mënyrë të paautorizuar. Ata dyshohet se kanë ndihmuar Muçon në kopjimin e të dhënave. Personat e paautorizuar – sipas Prokurorisë- për të mos lënë gjurmë, janë futur në godinë me PIN-in (kodin) personal të një punonjëseje tjetër e cila mësohet se ndodhej me leje të zakonshme.

Lini një Përgjigje