
Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se hetimi i Berishës, ka shumë absurditet dhe konflikt interesi.
Në një intervistë për emisionin “Open” në “News 24”, ai theksoi edhe një herë se një nga gjyqtaret e çështjes, Irena Gjoka, është në konflikt interesi, pasi shumë vite më parë është shkarkuar nga detyra pikërisht nga Sali Berisha.
Sa i takon kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës ndaj tij, në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, si dhe ndalimin e komunikimit me persona jashtë familjes së tij, Boçi e quajti absurditet.
“Jemi në një situatë absurde… avokatët kanë paraqitur fakte dhe prova bindëse që prokurorja është në konflikt interesi. Thelbi i hetimit ndaj Berishës është konflikt interesi, dhe trupa gjyqësore që e gjykon është në konflikt interesi. Është hetim politik ndaj Berishës si drejtues i PD, por dhe ndaj opozitës dhe PD në tërësi. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë herë masë arrest shtëpie me mbikëqyrja dhe ndërprerje e komunikimit me publikun. Kjo e drejtë është e drejtë thellësisht dhe njerëzore, aq më tepër kur i atashohet një njeriu me fuqi politike. Ka shumë mospërputhje ligjore”, tha Boçi.
Lini një Përgjigje