TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2023, 16:39

Berisha në izolim total/ Përveç ruajtjes me polici, SPAK kërkon ndalimin e kontakteve jashtë familjes; ja kërkesa e plotë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në izolim total/ Përveç ruajtjes me polici, SPAK

SPAK në kërkesën e bërë në gjykatë, ka marrë masa që Berisha këtë herë të izolohet totalisht dhe të mos ketë nga t’ia mbajë.

Sali Berisha rrezikon izolim total. SPAK përveç kërkesës për ta lënë në arrest shtëpie, ka bërë dhe dy kërkesa shoqëruese, që nëse miratohen, do e fundosin ish-kryeministrin. Mësohet se SPAK ka kërkuar që ai të ruhet me polici te dera dhe të mos ketë kontakte me persona jashtë familjes.

Berisha akuzohet për korrupsion me privatizimin e ish-klubit “Partizani”. Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por ai e refuzoi këtë masë duke mos e zbatuar. Por SPAK bëri një lëvizje tjetër duke kërkuar në Kuvend arrestimin e tij. Pasi Kuvendi e miratoi, të premten shkoi në gjykatë kërkesa që ndaj Berishës të vendoset masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Seanca duhej të mbahej sot, por avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se është në konflikt interesi sepse Berisha e ka shkarkuar në vitin 1996 kur drejtonte KLD.

Berisha në izolim total/ Përveç ruajtjes me polici, SPAK

Por bie në sy se SPAK në kërkesën e bërë në gjykatë, ka marrë masa që Berisha këtë herë të izolohet totalisht dhe të mos ketë nga t’ia mbajë. Së pari SPAK kërkon që ai të ketë polici të dera dhe policët duhet të mos lejojnë të largohet dhe po ashtu ata do të duhet të mos lejojnë të futet askush tjetër përveç familjarëve. SPAK kërkon që Berishës t’i ndalohen kontaktet me persona të tjerë. Pra kjo do të thotë se asnjë deputet apo nga besnikët e tij nuk mund të shkojë ta takojë që të koordinohen për drejtimin e deputetëve. Berishës i mbetet vetëm “Facebook” tani, pasi do të jetë i izoluar nëse kërkesa pranohet e gjitha. Po ashtu SPAK i ka hequr mundësinë që ai të vuajë masën e sigurisë në selinë e PD, pasi SPAK kërkon që të vendoset izolim në banesën që ka në pronësi.

Vendimi pritet të merrte nesër. Do shihet së pari nëse do të pranohet kërkesa për përjashtimin e Irena Gjokës dhe më pas pritet të vendoset mbi kërkesën e SPAK. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje